Ministri i Pushtetit Vendor: Të ardhurat e bashkive janë trefishuar

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.

Gjatë konferencës ku u prezantua sistemi i matjes së performancës së bashkive, Minsitri Demo u shpreh se “Të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44.4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84.6%, nga 3.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7.2 miliardë lekë në vitin 2024,”, duke theksuar se ky është një tregues i qartë i administrimit më efikas vendor.

Ai nënvizoi se detyrimet e prapambetura të bashkive janë ulur nga 12 miliardë lekë në vitin 2015 në vetëm 3.1 miliardë lekë në vitin 2024, duke e cilësuar këtë si “një hap të rëndësishëm drejt disiplinës fiskale dhe menaxhimit të shëndoshë financiar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fushën e shërbimeve publike, Demo veçoi progresin në sektorin e arsimit parashkollor, ujitje-kullimit dhe menaxhimin e mbetjeve:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbulimi i kostos së shërbimit të mbetjeve u rrit nga 68% në 2023 në 83% në 2024, ndërsa raporti fëmijë-mësues në kopshtet dhe çerdhet po i afrohet mesatares së BE-së.”

Duke folur për Grantin Bazuar në Performancë, Demo e cilësoi atë si një instrument transformues për pushtetin vendor:

“Sot të 61 bashkitë e vendit janë të pajisura me dokumente planifikimi strategjik dhe gati për projektet e fondeve europiane. Ky mekanizëm nuk është thjesht financim, por një ushtrim real europian.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?