Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi: Do të punojmë për forcimin e sigurisë së vendit

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u betua sot para Presidentit Bajram Begaj gjatë një ceremonie të veçantë që u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

Pas marrjes së detyrës, ministri Nufi e konsideroi pozicionin e tij si një përgjegjësi të madhe, duke theksuar se do të jetë në shërbim të sigurisë kombëtare dhe interesave të vendit. Ai nënvizoi se udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me efektivët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe me të gjithë stafin e aparatit të Mbrojtjes.

“Ky rrugëtim do të zhvillohet krah për krah me njerëzit në uniformë dhe me të gjithë ata që shërbejnë çdo ditë në aparatin e Mbrojtjes, me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre ndaj Atdheut”, – deklaroi ministri Nufi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceremonia e betimit shënoi gjithashtu fillimin zyrtar të detyrës për ministrin Nufi dhe për gjashtë ministra të tjerë që sapo u votuan nga Parlamenti, duke kompletuar kështu ekzekutivin e ri të vendit. Ky moment konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt funksionimit të qeverisë dhe përforcimit të bashkëpunimit mes ministrive për realizimin e prioritetve kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?