Ministri Jaupaj: Kapitulli për mjedisin, hapa të qëndrueshëm drejt afrimit me standardet europiane

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë në takimin e grupit ndërsektorial të punës për integrimin europian, mbledhje e mbajtur në një moment vendimtar për Kapitullin 27-Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, ku po ecet me ritme intensive drejt përmbushjes së piketave mbyllëse.

”Pozicioni i përbashkët me Bashkimin Europian është dorëzuar, duke na dhënë një panoramë të qartë të kërkesave dhe afateve që duhet të adresojmë, ndërsa ky takim shërbeu edhe si përgatitje për takimet treditore me Komisionin Europian, ku do të finalizohet Plani i Veprimit për Piketat Mbyllëse, një dokument kyç që përfshin të gjithë acquis të Kapitullit 27”, nënvizoi Jaupaj.

Për të kapitulli 27 është një nga më kërkuesit e procesit të integrimit, por me punën e përbashkët të institucioneve përgjegjëse dhe me projektet që tashmë kemi në zbatim, po hedhim hapa të qëndrueshëm drejt afrimit me standardet europiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ajo bazohet në masat parandaluese, në parimin “ndotësi paguan” duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burim, në përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqeve, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht ( OMGJ ), zhurmën dhe pylltarinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?