Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 09:59 Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur sërish për dasmën e saj me DJ Gimbon. Ajo kishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik në Piqeras: Plan masash për menaxhimin e sezonit

Lajme E hënë, 6 Korrik 2026 16:12
Ministri Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik në Piqeras: Plan masash për menaxhimin e sezonit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Bunec, në zonën e Piqerasit, po punohet për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik. Nënstacioni ekzistues nuk i plotësonte më kërkesat aktuale për sigurinë e furnizimit me energji elektrike të zonës turistike, e cila ka njohur një zhvillim të shpejtë gjatë viteve të fundit. Nënstacioni i ri, i cili pritet të jetë plotësisht në funksion me nisjen e sezonit turistik veror të vitit të ardhshëm, do të ketë një kapacitet disafish më të madh, si dhe pajisje të një teknologjie më të re, të cilat garantojnë furnizim më cilësor për të gjithë abonentët.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi inspektuan nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve në këtë kantier. Për të garantuar ofrimin e shërbimit, gjatë kryerjes së punimeve për nënstacionin e ri, është ndërtuar një nënstacion provizor. Ndërkohë, nënstacioni i ri, krahas rritjes së kapaciteteve, do të ofrojë më tepër siguri për të gjithë zonën bregdetare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ky nënstacion ka dhe një vlerë të shtuar, jo vetëm për sigurinë e furnizimit, por ka një rol shumë të veçantë për mbylljen e unazës së fidrave që vijnë nga nënstacioni i Sarandës dhe fidrave që vijnë nga nënstacioni i Himarës. Përveçse garanton zonën rreth e rrotull Piqeras, Borsh, Shën Vasil, u jep garanci dhe zonave të tjera Qeparoit, edhe Qafë Gjashtës dhe deri në Sarandë. Pra, është një nënstacion që ka shumë funksione, shtim kapacitetesh, rritje sigurie dhe rezervim të fidrave që vijnë nga dy nënstacionet e tjera, Himara dhe Saranda”, tha Dalipi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke vlerësuar investimin që po realizohet, i cili i jep zgjidhje një shqetësimi të banorëve dhe bizneseve të zonës, veçanërisht gjatë sezonit veror kur edhe fluksi i vizitorëve është shumë i lartë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek masat e marra për mirëmenaxhimin e sezonit turistik. Krahas investimeve të realizuara të cilat kanë rritur sigurinë në rrjetin e energjisë, OSHEE dhe OSSH kanë ndërmarrë një plan masash duke rritur numrin e grupeve të punës në terren për të bërë të mundur ndërhyrjen kudo ku do të evidentohen problematika për të garantuar ofrimin e shërbimit pa ndërprerje.

Mund t'ju interesojë

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Para 1 ore
Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë, s’ka represion që i ndal të rinjtë

Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë, s’ka represion që i ndal të rinjtë

Para 12 orësh
Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Para 12 orësh

“Kemi hyrë pothuajse në pikun e sezonit turistik. Po diskutonim javën e kaluar që në fakt, pothuajse në fund të qershorit të javës së kaluar, ne kemi pasur ngarkesë më të lartë se dhe në pikun e muajit gusht të vitit të shkuar. Pra, që nënkupton që ngarkesat po fillojnë e vijnë në rritje dhe ne do shohim edhe ngarkesa më të larta që këtë fundjavë dhe duke vazhduar dhe muajin gusht. OSHEE-ja dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kanë ndërtuar një plan masash dhe të gjithë punonjësit tashmë janë në gatishmëri”, u shpreh Karakaçi.

Etiketat e lidhura

Enea Karakaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon
Para 17 minutash

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”
Para 47 minutash

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!
Para 1 ore

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime
Para 1 ore

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 12 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 12 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit
31 Tetor 2026, 09:14

Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.