Rritja e çmimit të naftës, Ministri Karakaçi: Po diskutohet subvencionimi i transportit urban

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bëri të ditur sot se po diskutohet mundësia për të subvencionuar sektorin e transportit urban në kushtet e rritjes së çmimit të karburanteve.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Karakaçi informoi se bashkë me ministren e Ekonomisë ka zhvilluar sot një takim me shoqatat e transportit interurban dhe urban.

“Qeveria ka njoftuar disa plane masash, së pari, me ngritjen e Bordit të Transparencës dhe një nismë tjetër për sa i përket akcizës së naftës, pas një çmimi të caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një element i tillë po diskutohet përsëri, pavarësisht se jemi ende në fillime. Kur e kemi miratuar në vitin 2022 çmimi është rritur shumë më tepër sesa është aktualisht. Por ky hyn tek ato elementë që ne jemi duke i marrë në konsideratë, bashkë edhe me propozime të tjera që na ka bërë Shoqata e Transportit. Do ulemi sërish me ta në ditët në vijim, pasi është nga ata elementë që po e shohim”, tha Karakaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?