Ministri Lamallari: Lirohet hapësirë publike pranë lumit Vjosa, ishte e zënë nga pasuri të luajtshme të sekuestruara
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari thotë se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara vazhdon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna prej vitesh nga grumbullimi i pasurive që administron.
Sipas tij së fundi është liruar një tjetër hapësirë pranë lumit Vjosa, e cila prej 15 vitesh ishte e zënë nga pasuri të luajtshme të sekuestruara.
“Përmes ndërhyrjes së AAPSK, kjo zonë tashmë rikthehet në funksion të mjedisit dhe komunitetit, duke mos rrezikuar më ndotje”, nënvizoi Lamallari.
Ministri tha se ky është një tjetër hap drejt administrimit më efikas dhe transparent të pasurive.
KOHA JONË SONDAZH

