Ministri Lamallari ndan pamjet nga puna në terren: Siguria rrugore, prioritet i përditshëm
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari thotë se siguria rrugore mbetet një nga prioritetet e përditshme, ndërsa ka bërë të ditur se është rritur monitorimi dhe janë shtuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari u shpreh se kontrollet janë intensifikuar ndaj drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, atyre që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, si dhe personave që përdorin celularin gjatë drejtimit.
“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm. Kemi rritur monitorimin dhe masat e ndërmarra ndaj çdokujt që i jep makinës me shpejtësi përtej normave të lejuara, atyre që janë në timon nën efektin e alkoolit, apo atyre që përdorin celularin, duke u shndërruar në shkaktarë aksidentesh, apo dhe atyre që parkojnë vend e pavend”, shkruan ministri.
KOHA JONË SONDAZH

