FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Lamallari: Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, financimi për Policinë e Shtetit rritet me 701 milionë lekë, duke forcuar mbështetjen për efektivët dhe investimet në modernizimin e institucionit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lamallari theksoi se fondet shtesë do të shërbejnë për rritjen e mbështetjes për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, investime në teknologji, motivimin e strukturave elitare dhe përshpejtimin e procesit të modernizimit të Policisë sipas standardeve më të mira evropiane.

“Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, rrisim me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit. Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji, më shumë motivim për strukturat elitare dhe një tjetër hap i vendosur drejt modernizimit sipas standardeve më të mira evropiane. Një polici më e fortë do të thotë një Shqipëri më e sigurt. Ky është angazhimi ynë dhe do ta çojmë përpara me vendosmëri”, u shpreh ministri Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ministrit, rritja e financimit është pjesë e angazhimit të qeverisë për të garantuar një Polici të Shtetit më të aftë, më moderne dhe më të pajisur për t’u përballur me sfidat e sigurisë, në funksion të mbrojtjes së jetës, pronës dhe rendit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 636 (12.4%)
Jo 4498 (87.6%)

Vota totale: 5134