Ministri Lleshaj: Vrasjet e shqiptarëve në Greqi shqetësim, kemi kontakte me palën greke

Kthimi i 80 grekëve, mes të cilëve dhe tre gazetarë të Protothema-s, në Kakavije dhe Qafë Botë, është një vendim që është bërë për çështje sigurie është shprehur ministri Sandër Lleshaj.

Ministri nga Real Story ka shpjeguar se ky ishte një masë e marrë për ruajtjen e sigurisë së të dy vendeve, pasi kishin informacione se gjatë kësaj ceremonie mund të shkaktohej tension.

Ndërkohë nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë vendim pasi sipas tij hetimi nuk është një çështje që i përket atij.

“Çështjet hetimore janë jashtë përgjegjësisë time. Ngjarja na vuri në alert pasi tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Presim të dhënat nga hetimet për këtë çështje. Në rastin e të 40-ave të Kaçifas, kishim informacione të ngjashme për situata të njëjta. Morëm masa për të parandaluar çdo situatë që të mund të tensiononte marrëdhënie”,- tha Ministri.

Gjithashtu ministri ka komentuar edhe vrasjet e fundit të shqiptarëve që kanë ndodhur në Greqi, duke i cilësuar si shqetësuese për vendin.

“Vrasjet e shqiptarëve ne Greqi, shqetesim i madh per ne. Rasti i Korfuzit, ishte flagrant. Per ne, te gjitha ngjarjet ku perfshihen shqiptaret, jane prioritet. Kemi kontakte me palen greke, dhe po përpiqemi të hetojmë në mënyrë të plotë dhe të kujdesshme në lidhje me ngjarjet”,- tha Ministri.

SHKARKO APP