Ministri Nufi: 26 efektivë të FA trajnim me fokus terminologjinë tekniko-ushtarake

26 efektivë të Forcave të Armatosura nisin kursin intensiv dhe profesional 3-mujor të gjuhës angleze pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kuadër të nisjes së kursit dhe duke iu uruar suksese në këtë rrugëtim, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me kursantët dhe pedagogët.

Nufi vlerësoi se, “në një mjedis sigurie gjithnjë e më të integruar dhe shumëkombësh, zotërimi profesional i gjuhës së huaj dhe veçanërisht, aftësia për të përdorur saktë terminologjinë tekniko-ushtarake, është një komponent i rëndësishëm i kapaciteteve të personelit ushtarak”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, “ky formim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura me NATO-n dhe në përgatitjen e personelit për të vepruar me efektivitet në struktura, misione dhe angazhime të përbashkëta shumëkombëshe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera, Nufi falënderoi në mënyrë të veçantë edhe pedagogët e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale, përkushtimin dhe standardin teknik të punës në formimin e kursantëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?