Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 12:59 Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Nufi në bazën e mbështetjes për emergjencat civile: Sigurojmë reagim më të shpejtë në çdo cep të vendit

Lajme E hënë, 18 Maj 2026 14:36
Ministri Nufi në bazën e mbështetjes për emergjencat civile: Sigurojmë reagim më të shpejtë në çdo cep të vendit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi sot Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile (BMEC), ku u takua me efektivët e Forcave të Armatosura, që angazhohen çdo ditë në ndihmë të komunitetit për përballimin e situatave të vështira emergjente me theks të veçantë te reagimi ndaj zjarreve gjatë sezonit veror.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, gjeneralë, oficerë, nënoficerë e punonjës të BMEC. Ministri Nufi siguroi për angazhimin maksimal në forcimin e kapaciteteve për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe garantimin e një reagimi të shpejtë dhe efektiv, për të qenë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente.

“Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar mbledhjet e komisioneve të Mbrojtjes Civile në të gjitha qarqet e vendit, me fokus të veçantë: masat parandaluese, identifikimin e zonave me rrezikshmëri të lartë, përditësimin e planeve të reagimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Njëkohësisht, është rritur ndjeshëm mbështetja për njësitë e vetëqeverisjes vendore, me një financim prej rreth 800 milionë lekësh për vitin 2025 dhe mbi një miliard për vitin 2026. Sot, ju jeni të kompletuar me pajisjet më moderne për përballimin e të gjitha llojeve të operacioneve emergjente e në veçanti, të zjarreve” , tha ministri Nufi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ashtu, Nufi vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), si institucioni përgjegjës për koordinimin e sistemit të mbrojtjes civile, që angazhohet për koordinimin operacional në nivel kombëtar, si dhe bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Në prag të sezonit veror, ministri i Mbrojtjes, bëri apel për më shumë kujdes nga ana e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe reagimit të shpejtë ndaj çdo rreziku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Një thirrje e fundit për të gjithë qytetarët e Republikës që të tregojmë përgjegjësi, kujdes dhe ndërgjegjësim në çdo veprim të përditshëm, të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet që raportojnë çdo rrezik në kohë reale. Mbrojtja civile nuk është detyrë vetëm e forcave të rreshtuara sot, po është detyrë kolektive e të gjithë qytetarëve. Së bashku, ndërtojmë më shumë siguri, së bashku garantojmë më shumë mbrojtjen e jetës dhe të vendit tonë”, u shpreh ministri Nufi.

Mund t'ju interesojë

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta:...

Para 1 ore
Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Para 2 orësh
Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Para 4 orësh

Në përfundim të vizitës, ministri Nufi shprehu mirënjohje për trupën e BMEC, duke falënderuar efektivët për gatishmërinë, përkushtimin, sakrificën dhe besimin që përcjellin tek qytetarët shqiptarë, në çdo cep të vendit. Në mjediset e Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, u prezantuan kapacitetet operacionale dhe logjistike në dispozicion për reagim emergjent, ndër të cilat: mjete zjarrfikëse dhe mjete operacionale, pajisje personale mbrojtëse për efektivët në terren, Qendra e Lëvizshme Operacionale e Mbrojtjes Civile, dron me kamera termike për monitorimin dhe identifikimin e vatrave të zjarrit, helikopterë të pajisur me sistemin “Bambi Bucket” për ndërhyrje ajrore në rastet e zjarreve masive, etj.

Etiketat e lidhura

Ermal NufiMinistri i Mbrojtjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 4 minutash

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 1 ore

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 1 ore

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 1 ore

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 15 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 15 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 5 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.