FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Nufi: Partneriteti strategjik me SHBA, shtyllë kryesore e politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndodhet në një vizite zyrtare në në SHBA. Në një vizitë në Parlamentin e Shtetit të Nju Xhersit  u mikprit nga Guvernatorja e këtij shteti Mikie Sherrill si dhe nga Gjeneral Brigade i Forcave Ajrore të SHBA Yvonne L. Mays – Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

“Partneriteti strategjik me SHBA mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleate e besueshme, duke kontribuuar me përgjegjësi për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët”, theksoi ministri Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Përgjatë kësaj jave në SHBA, ministri Nufi do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në Nju Xhersi në kuadër të 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërsa do të udhëtojë edhe në Uashington për takime dhe bisedime dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?