Ministri Nufi prezanton Pranvera Skanën si zëvendësministre të Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, prezantoi sot Pranvera Skanën si zëvendësministre të re të Mbrojtjes.
Ministri Nufi theksoi se Skana do të shërbejë si zëvendësministre në këtë kapitull të ri pune dhe zhvillimi, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e komunikimit për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Me përvojën dhe angazhimin e saj të mëparshëm në misionin tonë në Londër, Pranvera pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të institucioneve tona, në përballimin e sfidave dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe mekanizmave të emergjencave civile”, nënvizoi ministri Nufi.
Nufi i besimit katolik, mirditor, vjen në krye të ministrisë pas një karriere të gjatë dhe korrekte në institucionet e shtetit. Ermal Nufi është caktuar edhe drejtues politik i PS në qarkun e Lezhës.
KOHA JONË SONDAZH

