Ministri Nufi: Prioritet, koordinimi sa më i ngushtë mes aleatëve në garantimin e mbrojtjes dhe paqes

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore (CEDC) dhe Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Brdo pri Kranju, Slloveni, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe adresimi i sfidave të përbashkëta në mjedisin e sotëm të sigurisë.

“Ministeriali i Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore #CEDC dhe Ballkanit Perëndimor i zhvilluar në Brdo pri Kranju, Slloveni  – ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ndërkohë, Shqipëria 🇦🇱 vijon e palëkundur dhe në mënyrë aktive kontributin e saj në çdo iniciativë të përbashkët rajonale dhe ndërkombëtare. Task Forca Mjekësore Ballkanike #BMTF është një prej tyre, si një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit rajonal, zhvillimit të kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë në drejtim të integrimit euroatlantik.
Në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks, mbetet prioritare nevoja për një koordinim sa më të ngushtë ndërmjet aleatëve e partnerëve me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive dhe garantimin e paqes”, shprehet Nufi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?