Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 12:59 Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Nufi: Shqipëria po rrit kapacitetet e mbrojtjes, investime të reja në kuadër të angazhimeve të NATO-s

Lajme E premte, 10 Korrik 2026 15:44
Ministri Nufi: Shqipëria po rrit kapacitetet e mbrojtjes, investime të reja në kuadër të angazhimeve të NATO-s
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Samiti i NATO-s në Ankara ishte një nga takimet më të rëndësishme të Aleancës në vitet e fundit, pasi vendet anëtare riafirmuan angazhimet e tyre për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushjen e detyrimeve të përbashkëta. Në një intervistë për Euronews Albania, Nufi u shpreh se samiti shënoi kalimin nga përcaktimi i objektivave në fazën e zbatimit konkret të tyre.

“Samiti i Ankarasë ishte një samit që mori angazhime shumë të forta nga të gjitha shtetet anëtare lidhur me shpenzimet ushtarake dhe përmbushjen e detyrimeve në raport me Aleancën. Ishte një samit që garantoi jo vetëm unitetin e NATO-s, por edhe vendosmërinë e saj për të qenë gjithmonë e gatshme përballë çdo situate”, tha ministri. Duke folur për konceptin “NATO 3.0”, Nufi theksoi se Aleanca ndodhet në një fazë të re zhvillimi, ku prioritet është forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe përballimi i sfidave të reja të sigurisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri deklaroi se Shqipëria po vijon punën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në përputhje me objektivat e reja të NATO-s. Sipas tij, vendi synon të arrijë nivelin e 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzime të lidhura me mbrojtjen deri në vitin 2035. “Ne kemi marrë një angazhim që deri në vitin 2035 të kemi 5% të PBB-së për shpenzime të lidhura me mbrojtjen. Këto do të ndahen respektivisht në 3.5% për shpenzime specifike të mbrojtjes dhe 1.5% për shpenzime të tjera të lidhura me mbrojtjen”, deklaroi Nufi. Ai bëri të ditur se investimet do të përqendrohen në modernizimin e Forcave të Armatosura, blerjen e sistemeve të reja mbrojtëse, zhvillimin e infrastrukturës ushtarake, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për Korridorin VIII, Nufi tha se përveç infrastrukturës civile, ai përfshin edhe një komponent ushtarak të rëndësishëm për lëvizshmërinë dhe sigurinë e Aleancës. “Pjesa e infrastrukturës ushtarake është pjesë e kapaciteteve të kërkuara nga NATO për Republikën e Shqipërisë”, tha ai, duke shtuar se parashikohen investime në sisteme antiraketore, qendra mobile dhe pajisje të nevojshme për garantimin e sigurisë.

Mund t'ju interesojë

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta:...

Para 1 ore
Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Para 2 orësh
Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Para 4 orësh

Nufi vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë në NATO dhe theksoi se vendi ka qenë i angazhuar në përmbushjen e detyrimeve dhe në kontributet në misionet e Aleancës. “Shqipëria është vlerësuar për angazhimin e saj në NATO, për kontributin në misionet e Aleancës dhe për përpjekjet për rritjen e kapaciteteve ushtarake”, deklaroi ministri. Sipas tij, siguria e Shqipërisë bazohet në qasjen kolektive të NATO-s dhe jo në një strategji individuale. “Republika e Shqipërisë nuk ka një qasje individuale në raport me mbrojtjen, por një qasje kolektive në kuadër të NATO-s”, tha Nufi. Ai theksoi se Aleanca mbetet garancia kryesore për sigurinë e vendeve anëtare, ndërsa Shqipëria do të vijojë investimet për një forcë të armatosur moderne dhe në përputhje me standardet e NATO-s.

Etiketat e lidhura

Ermal Nufi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 6 minutash

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 1 ore

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 1 ore

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 1 ore

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 15 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 15 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 5 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.