Ministri Salla denoncon foton e Berishës si FAKE: Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla reagon për publikimin që Berisha bëri të një fotoje të fermerëve që derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë. ”Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik. Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike. Ata janë njerëz që punojnë çdo ditë me djersë e sakrificë dhe meritojnë respekt. Ne jemi pranë tyre çdo ditë, me mbështetje financiare, investime, këshillim dhe politika që forcojnë bujqësinë shqiptare”,-shkruan Salla.
Ministri thotë edhe se kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet. “Ne zgjedhim punën, faktet dhe angazhimin e përditshëm për fermerët tanë. Sepse e vërteta nuk ndërtohet me video të huazuara, por me rezultate që shihen në terren”, vijoi ai.
Sipas medieve, fotoja i takon protestës së djeshme të fermerëve në Kosovë që qëndruan para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuar që të nisë grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht.
Postimi i plotë
Kur nuk ke çfarë t’u tregosh shqiptarëve, zgjedh të publikosh pamje që nuk janë nga Shqipëria dhe t’i paraqesësh si të ishin realiteti ynë. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik. Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike. Ata janë njerëz që punojnë çdo ditë me djersë e sakrificë dhe meritojnë respekt. Ne jemi pranë tyre çdo ditë, me mbështetje financiare, investime, këshillim dhe politika që forcojnë bujqësinë shqiptare. Kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet. Ne zgjedhim punën, faktet dhe angazhimin e përditshëm për fermerët tanë. Sepse e vërteta nuk ndërtohet me video të huazuara, por me rezultate që shihen në terren.
KOHA JONË SONDAZH

