Ministri Salla me përfaqësues të KE-së: Siguria ushqimore është kyç në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të frytshëm me Caroline Boeshertz, Drejtuese e Njësisë A5 për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dypalëshe në DG SANTE (Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore në Komisionin Evropian), dhe ekipin e saj.

Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe hapat konkretë për përmbushjen e kushteve të Kapitullit 12-të Siguria Ushqimore, një prej kapitujve kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministri theksoi rëndësinë e këtij kapitulli në procesin e integrimit dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të vënë në dispozicion të këtij procesi të gjitha kapacitetet institucionale dhe teknike, me qëllim përafrimin e standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, DG SANTE rikonfirmoi mbështetjen për Shqipërinë dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit teknik, përmes rritjes së kapaciteteve njerëzore dhe zbatimit të një plani pune të përbashkët, që do të garantojë përparim të qëndrueshëm drejt integrimit evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?