Ministri Salla: Ngritja e pritës provizore ka ndalur depërtimin e ujit në fushën e Maliqit, po punojmë për mbylljen

Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë, Forcat e Armatosura, po punojnë pa ndërprerje për të mbyllur çarjen e krijuar në argjinaturën e lumit Devoll, e shkaktuar nga prurjet e shumta të ditëve të fundit.

Për të mundësuar mbërritjen e mjeteve dhe materialeve inerte deri në pikën e dëmtuar, po ndërtohet një rrugë e përkohshme me gjatësi 3,2 kilometra. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla me Prefektin, Nertil Jole, Kryetarin e Bashkisë, Gëzim Topçiu, zv.ministrin, Arian Jaupllari dhe Drejtorin e DUK Korçë, Gentian Aliçkolli, inspektuam zonën e Sheqerasit, ku ekipet e DUK Korçë po punojnë për rehabilitimin e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.

Salla bëri të ditur se ngritja e pritës provizore ka ndalur depërtimin e ujit në fushën e Maliqit dhe ka krijuar kushtet që, gjatë këtyre ditëve pa reshje, uji të tërhiqet nëpërmjet rrjetit kullues, ndërsa vijohet me mbylljen përfundimtare të argjinaturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prioritet absolut mbetet mbyllja e çarjes për të shmangur çdo përmbytje të mundshme. Ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe puna po zhvillohet me intensitet maksimal, 24 orë në 24. Çdo orë që fitojmë është e rëndësishme për sigurinë e zonës përpara reshjeve të radhës”, deklaroi Salla gjatë inspektimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zonën e prekur janë shtuar mjetet e rënda dhe kapacitetet logjistike, ndërsa po vendosen masivisht gurë dhe materiale të tjera mbushëse për të garantuar stabilizimin e argjinaturës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë të informojë publikun mbi ecurinë e ndërhyrjeve dhe situatën në terren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?