Ministri Salla vizitë në ISUV: Rëndësi të veçantë bashkëpunimi me ndërkombëtarët për rritjen e kapaciteteve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka vizituar ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Ky institucion ka pësuar ndryshim rrënjësor dhe për të transformi dëshmon profesionalizmin e burimeve njerëzore, investimin në kapacitete laboratorike. Ministri thekson se rëndësi të veçantë mbetet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ku projekti i Bankës Botërore po mbështet rritjen e kapaciteteve të ISUV-it dhe modernizimin e laboratorëve.

Postimi i plotë

Në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku janë riakredituar dhe zgjeruar analizat sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017, për të parë nga afër angazhimin e përditshëm që garanton sigurinë e zinxhirit tonë ushqimor, nga ferma në tryezën e çdo familjeje shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga vetëm 6 analiza të akredituara në vitin 2013, sot ISUV numëron 1,945 teste të certifikuara deri në vitin 2029, mes tyre edhe 12 analiza të reja për substanca delikate si Tetraciklinat në mjaltë apo Nitrofuranet në qumësht. Ky transformim dëshmon profesionalizmin e burimeve njerëzore, investimin në kapacitete laboratorike dhe mbështetjen e politikave tona, që sjellin siguri për konsumatorin, besim për fermerin dhe besueshmëri për produktet shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me rëndësi të veçantë mbetet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ku projekti i Bankës Botërore po mbështet rritjen e kapaciteteve të ISUV-it dhe modernizimin e laboratorëve, përmes investimeve në 7 laboratorë rajonalë dhe në 6 PIK, duke e forcuar rolin e ISUV-it si institucion referencë në rang kombëtar.

Po përparojmë me hapa të sigurtë e të qëndrueshëm drejt vizionit #Bujqësia2030, duke ngritur standardet kombëtare në një nivel të ri besueshmërie dhe duke përmbushur me seriozitet detyrimet e Kapitullit 12 për Sigurinë Ushqimore, si pjesë e pandarë e rrugëtimit tonë europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?