Ministri Veliaj: Marrëveshje për pensionet me Hungarinë

Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Péter Szijjártó, nënshkruan sot në Tiranë Marrëveshjen dypalëshe për Mbrojtjen Sociale.

Pas Belgjikës dhe Luksemburgut, Hungaria është shteti i tretë që nënshkruan me Shqipërinë një marrëveshje të tillë, e cila u jep mundësi emigrantëve shqiptarë të tërheqin me vete edhe kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetet respektive. Ministri Veliaj e cilësoi si një tjetër lajm të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për Mbrojtjen Sociale me Hungarinë. Ai theksoi se, ashtu si në rastin me Belgjikën dhe Luksemburgun, kjo marrëveshje na ndihmon të shtojmë një precedent për të lidhur marrëveshje të ngjashme edhe me vendet ku numri i emigrantëve shqiptarë është akoma më i lartë.

Përveç Belgjikës, Luksemburgut dhe Hungarisë, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme edhe me Turqinë, ndërkohë që po vijojnë bisedimet me Gjermaninë, Çekinë, Rumaninë dhe Austrinë. MMSR do të nënshkruajë shumë shpejt marrëveshje të tilla me Kanadanë dhe Maqedoninë, e nga ana tjetër synon të bashkëpunojë edhe me Italinë dhe Greqinë, vende ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh.

SHKARKO APP