Ministri Vengu: 1500 hektarë tokë të përmbytura në mbarë vendin

Nga Saranda, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se 1500 hektarë tokë janë nën ujë në mbarë vendin, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë ditëve të fundit.

“500 hektarë në Lezhë e Kurbin, disa hektarë në Devoll dhe Maliq. Vjosa dhe Semani ka sipërfaqe të konsideruesme nën ujë”,- tha Vengu.

Saranda është po ashtu një prej  bashkive më të dëmtuara nga moti i keq, me 500 hektarë sipërfaqe nën ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri bëri me dije se në mbarë vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?