Ministri Vengu: Këtë vit nis prodhimi i municioneve dhe dronëve “Made in Albania”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për një paketë të re ligjore për importin, eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit dhe municioneve me qëllim përputhjen ne direktivat e OKB-së dhe BE-së.

“Projektligji për importin, eksportin, transitin e armëve të zjarrit dhe municioneve vjen si përgjigje për një nevojë reale për të modernizuar kontrollin shtetëror mbi transferimin ndërkombëtar të armëve të zjarrit.

Detyrimet që na çuan drejt kësaj reformë burojnë nga protokolli i OKB kundër prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe nga ana tjetër dhe nga direktivat e fundit të BE-së”, tha Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Mbrojtjes gjithashtu bëri me dije se aktualisht janë nënshtruar 6 kontrata nga KAYO dhe subjekte private për ndërtimin e 6 kompanive shtet privat mbi prodhimin e municioneve, mjeteve dhe pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidron dhe mjeteve të emergjencave civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera, Vengu tha se armatimet e para “Made in Albania” të prodhohen brenda këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?