Ministri Vengu në Romë: Rinovojmë pas 3 dekadash partneritetin ushtarak me Italinë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tregon se në mbledhjen e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, nga 16 marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy shteteve që u firmosën sot, 8 prej tyre i përkasin fushave ushatarake, mbrojtjes civile dhe industrisë.

Mbledhja e dy qeverinë në Romë është mbledhja e parë e këtyre përmasave në drejtimi ne dy kryeministrave Rama dhe Meloni dhe është pasqyrimi i rritjes dhe dinamikës së marrëdhënieve 2-palëshe gjatë periudhës së viteve të fundit qoftë në rrafshin e investime italiane në vendin tonë dhe në atë të bashkëpunimit ushtarak apo mbrojtjes civile.
Nga 16 marrëveshje që nënshkruam, 8 prej tyre janë të mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe mbrojtjes civile. Kemi marrëveshjen e parë prej 3 dekadash, rinovojmë partneritetin ushtarak me Italinë për shumë arsye, brenda NATO-s, për industrinë ushtarake që duam të kemi në fokus. Kemi dy marrëveshje gjigante që nënshkruhen mes dy kompanive shtetërore, KAYO dhe Fincantieri për prodhimin e anijeve ushtarake, dhe kjo është arritje domethënëse. Një tjetër marrëveshje e KAYO-s dhe kompanisë Leonardo e specializuar në teknologjinë ushtarake, mbrojtjen kibernetike.
Vijojmë dhe me një mbështetje për mbrojtjen civile. Këtë partneritet duam ta çojmë në një nivel më të lartë për krijimin e të gjitha sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe krijimin e detyrimit që buron nga BE për të pasur dhe ne numrin evropian 112, ku të gjithë qytetarët mund t’i referohen për emergjenca. Qoftë Italia, Shqipëria dhe vendet e NATO-s janë në një fazë ku ka një rritje të buxheteve të mbrojtjes”, tha ndër të tjera Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?