Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut
Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, për të cilët autoritetet shqiptare thonë se disponojnë të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për V. Beljan, i njohur edhe si V. Bela, si dhe B.r Halimin, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të autoriteteve shqiptare ndaj personave që konsiderohen se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare. Ndërsa për të siguruar të dhëna ndaj tyre është punuar edhe nga njësa e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

