Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e tij? Ahmetaj: Duan të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, edhe pse në arrati ka reaguar pas lajmit që SPAK-u ka rënë në gjurmët e një transferte 3 mln euro. Ahmetaj thotë në një postim në Facebook, se nuk ka asnjë transfertë mes tij apo dikujt tjetër. Ahmetaj ka thënë se kërkesa për ekstradim ka dy vite që është bërë, pra që në gusht të vitit 2023, teksa shtoi se një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm një herë.
Postimi i plotë
Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
1-Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
2-Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
3-Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
4-Më shumë detaje, në vijim…
KOHA JONË SONDAZH

