Ministria e Mbrojtjes për zjarret: 31 vatra në 24 orë, 5 ende aktive. 319 forca operacionale në terren

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Situata më problematike vijon në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku zjarri mbetet aktiv. Sot operacioni vijon me 15 forca zjarrfikëse, 9 forca të AdZM dhe 20 efektivë të FA. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Vajkal, Lundre dhe Ballenjë, ndërsa vatra në Sllatinë është izoluar dhe mbahet nën mbikëqyrje. Në Vajkal vijon operacioni me 38 forca të MZSH dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Lundre do të angazhohen sot 20 efektivë të FA. Në të gjitha këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në brezin Bershi–Kurdari–Patinë, bashkia Klos, vijojnë të jenë aktive dy vatra zjarri, në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qarkun Korçë, situata në “Qafën e Lugut”, Vithkuq, raportohet nën kontroll dhe zona mbahet nën mbikëqyrje. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?