FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Mbrojtjes: Zjarret, 16 vatra në gjithë vendin, 5 janë aktive, por nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes informon se nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit.

Ministria e Mbrojtjes cilëson se “pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas MM, në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një falënderim të veçantë për pilotët dhe ekuipazhet e helikopterëve të Forcave të Armatosura, si dhe për efektivët e Forcave të Armatosura që mbështetën operacionet nga toka, duke ndërhyrë në kushte të vështira dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e situatës”, thuhet në njoftimin e MM.

Gjithashtu, ministria e Mbrojtjes u shpreh mirënjohjen edhe zjarrfikësve të bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz, të cilët, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera operacionale, vepruan me profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?