Ministria e Shëndetësisë: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Në spitalin rajonal të Elbasanit, shërbimi i kimioterapisë vijon çdo ditë pa ndërprerje për t’u ofruar pacientëve me sëmundje tumorale trajtim të specializuar sa më pranë vendbanimit të tyre.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se së shpejti, 9 njësi të reja rajonale të kimioterapisë do të jenë në funksion në të gjithë Shqipërinë, duke zgjeruar aksesin në trajtim, duke e afruar shërbimin me pacientët dhe duke ulur fluksin në spitalin onkologjik në Tiranë.

Ndërkohë, drejtoresha e spitalit rajonal Elbasan, Zheni Gjergji shprehet se “shërbimi i kimioterapisë funksionon pranë klinikës onkologjike në spitalin rajonal të Elbasanit që nga viti 2017”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe deri më sot, ai ofron një kujdes cilësor, të sigurt për pacientët me sëmundje tumorale. Nga 14 pacientë që filluam aktivitetin në vitin 2017, sot kemi arritur të trajtojmë 156 pacientë në 6-mujorin e parë të 2026-s dhe kemi bërë afërsisht rreth 256 seanca kimioterapie”, shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?