Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë

Ministri i Transportit të Kanadasë dhe Kryetar i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon ka deklaruar se Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, theksohet se marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javës si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend. Kompanitë ajrore mund të fillojnë të ofrojnë shërbime menjëherë sipas kësaj marrëveshjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo marrëveshje e re e transportit ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë të Evropës, do të hapë mundësi të reja ekonomike për të dy vendet tona. Marrëveshja do të forcojë gjithashtu lidhjet tona midis njerëzve dhe do të rrisë lidhshmërinë globale të Kanadasë”, deklaron MacKinnon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu ka vlerësuar se marrëveshja e Transportit Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?