Ministria e Turizmit, 489.090 lekë grant për mbështetjen e ideve të reja në turizëm

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes çel thirrjen e dytë për dhënien e granteve mbështetëse për sipërmarrjet kreative të planifikuara për t’u ngritur bazuar në ide inovative.

Thirrja bëhet në kuadër të projektit “I4TOUR – Zhvillimi Territorial për Turizmin e Qëndrueshëm, Ndërmarrjet Krijuese, Zhvillimi Rural dhe Punësimi i të Rinjve” i financuar nga IADSA (Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim).

Nëpërmjet kësaj nisme krijohet mundësia më e mirë për të transformuar një ide inovative në një sipërmarrje të mirëfilltë, duke ofruar një grant mbështetës, ambientet e punës, si dhe një asistencë të kualifikuar për zhvillimin e idesë, ku do të financohen 5 grante, prej 489.090 lekë për Start-Up biznesesh në sektorin e turizmit në qarkun e Vlorës.

SHKARKO APP