Ministrja e Arsimit, Kumbaro: Të rishikohet ligji për arsimin e lartë

19.671 studentë janë regjistruar për herë të parë në universitetet shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur nga Shkodra ministrja e Arsimit Mirela Kumabro, ku mori pjesë në ceremoninë e çeljes së vitit të ri akademik. Në fjalën e saj, Kumbaro tha se univeristetet sot përballen me sfidën e profilizimit dhe krijimin e programeve të reja.

“Sot universitetet kanë një sfidë të madhe, profilizimi. Nuk do të thotë vetëm përforcimi i programeve por edhe krijimi i programeve të reja. Me reformën e arsimit të lartë kemi siguruar cilësi, çka do të thotë garanci për të ardhmen”, tha Kumbaro.

Sipas saj ka ardhur koha të rishikohet ligji për arsimin e lartë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas 2014 ka ardhur koha për të rishikuar ligjin e arsimit të lartë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë. Diplomat të vlerësohen globalisht dhe të keni mundësi mobiliteti”, tha Kumbaro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?