Ministrja e Shëndetësisë: Hapet qendër e re komunitare në Divjakë, shërbime sociale pranë komunitetit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka vizituar qendrën e re komunitare në Bashkinë Divjakë, nga ku theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sociale sa më pranë komunitetit.

“Është një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet MSHMS-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, në partneritet me bashkitë, i cili mundëson ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes sociale më pranë komunitetit, aty ku është nevoja, aty ku janë njerëzit”, u shpreh ministrja Sala.

Gjithashtu, Sala deklaroi se zgjerimi i hartës së shërbimeve sociale do të vijojë edhe gjatë këtij viti, me fokus mbulimin e nevojave të munguara në territor për grupet më vulnerabël.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtë vit, nëpërmjet financimit nga Fondi Social, do të shtohen edhe 14 shërbime të reja në bashki të ndryshme dhe ato janë shërbime të munguara në territor për popullsinë më vulnerabël, si qendra emergjence, njësi të lëvizshme, shërbime komunitare dhe një qendër rajonale e specializuar për të rinjtë me spektër autizmi, etj. Këto 14 shërbime i shtohen edhe 84 shërbimeve të mëparshme të Fondit Social, duke mbuluar kështu me shërbime komunitare të 61 bashkitë në vend”, nënvizoi ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qendra e re Komunitare në Divjakë ofron shërbime të specializuara rehabilitimi dhe zhvillimi për fëmijë me aftësi të kufizuara të moshës 3 deri në 18 vjeç, si dhe kujdes social për gra të moshuara dhe grupe të tjera në nevojë. Këto shërbime ofrohen nga një ekip multidisiplinar i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, logopedë dhe fizioterapistë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?