Ministrja Ekonomisë: Bordi i Transparencës do të funksionojë derisa çmimet të stabilizohen

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në konferencë me mediat ka deklaruar se stabiliteti ekonomik në vendin tonë ka treguar se po qëndron rezistent ndaj goditjeve të brendshme dhe të jashtme.

Ajo tha se do të monitorohen edhe çmimet e shportës me produktet bazë. Sipas saj, Bordi do funksionojë deri sa çmimet të stabilizohen.

Ne kemi qenë të kujdesshëm në monitorim ditor të çmimeve të karburanteve dhe që nga fundi i muajit shkurt situata ishte stabël, 173 lekë çmimi, në mars kemi pasur luhatje të çmimit. Kemi pasur rritje të çmimeve të naftës prej 24%. Sa i takon çmimeve të bursës, që nga shkurti deri sot është rritur me 99.7%, pra është evidente që pasqyrimi i rritjes së bursës nuk ka pasqyrim direkt të të njëjtës vlerë dhe në çmimet vendase. Dje mblodhëm Bordin e Transparencës, me qëllim diskutimin për çmimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mekanizmi që përdoret është një formulë e bazuar në aktin normativ të 2022 kur kishim një situatë të ngjashme, që bazohet në çmimet ditore të bursës dhe përllogariten koston e karburantit dhe duke shtuar marzh për pakicën dhe shumicën. Janë marzhe minimale, jo fitimi por përballimi shpenzimesh për kompanitë. Do vijojmë të jemi në monitorim të çmimeve”, deklaroi ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po monitorojmë dhe çmimet e shportës bazë. Sipas të dhënave stabiliteti i ekonomisë ka treguar rezistencë nga goditjet e brendshme dhe të jashtme, ndërsa stoku i borxheve ka ardhur në reduktim”, u shpreh ajo gjatë analizës ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?