Ministrja Evis Sala: Vaksinimi antigrip falas në çdo qendër shëndetësore. 130 mijë doza janë aplikuar në 2 javët e para të tetorit
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, njoftoi se 130 mijë doza vaksine antigrip janë aplikuar në dy javët e para të muajit tetor. Vaksinat janë falas dhe të disponueshme në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.
“Fushata kombëtare e vaksinimit vijon në të gjithë vendin!
130 mijë doza vaksine antigrip janë aplikuar në dy javët e para të muajit tetor”, tha Sala.
Nga qendra shëndetësore e Shënkollit, ministrja e Shëndetësisë përgëzoi bluzat e bardha për punën e bërë që prej ditës së parë të nisjes së fushatës.
“Vaksinat janë falas dhe të disponueshme në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.
Vaksina shpëton jetë!” shkuhet në profilin e Ministrisë së Shëndetësisë.
KOHA JONË SONDAZH

