Ministrja Koçiu: IOM është një partner kyç për forcimin e politikave të migracionit
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi këtë të premte një takim me William David Womble, koordinator i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për Ballkanin Perëndimor.
Koçiu theksoi se ndërsa Shqipëria avancon drejt integrimit europian, bashkëpunimi me partnerë si IOM mbetet kyç për forcimin e politikave të migracionit në përputhje me standardet europiane.
Mbrojtja e grupeve vulnerabël dhe menaxhimi i integruar i kufijve ishte në fokus të këtij takimi.
“Vlerësuam progresin dhe diskutuam vizionin për një partneritet afatgjatë në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Migracionit, mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe menaxhimin e integruar të kufijve, me fokus përmirësimin e sigurisë dhe shërbimeve sipas praktikave më të mira ndërkombëtare”, bëri të ditur ministrja Koçiu.
KOHA JONË SONDAZH

