Ministrja Sala: 1 miliard lekë do të shkojnë për spitalin Onkologjik! S’dua të bëj politikë me dhimbjen
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka pranuar se sa i përket spitalit Onkologjik ka problematika ekzistente por po veprohet për zgjidhjen e tyre. Ajo u shpreh gjatë një replike në Kuvend se 1 mld lekë janë alokuar vetëm për barnat tek Onkologjiku. “Nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak kohë më parë ka pranuar një sfidë personale si mjeke, pasi karrierën time e kam nisur pikërisht tek Onkologjiku ku këto kohë kam prekur çdo skutë pa praninë e medias”, tha Sala.
Fjala e plotë
Nuk dua të hyj në debatin e procedurës së Parlametit. Nuk dua të bëj politikë me dhimbjet e pacientëve. Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe. Sfida nuk është vetëm e qeverisë dhe e imja si ministree Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, por mbi tëgjitha është sfida ime personale, si mjeke, pasi e kam filluar karrierën time, pikërisht në atë spital onkologjik.
Pikërisht në atë spital, ku këto ditë kam prekur çdo skutë, kam takuar pacientët, familjarët, mjekët, infermierët, sanitarët pa zhurmë dhe pa media. Sfidat ekzistojnë dhe ne jemi duke vepruar. Vetëm tre ditë më parë Këshilli Administrativ i FSDKSH, ka aprovuar rialokimin e një fondi prej 200 milion lekë, për të adresuar zgjidhjen e nevojave urgjenteve me barna onkologjike në QSUNT.
Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisëdhe Mirëqenies Sociale, në projekt buxhetin e vitit 2026, i cili pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh,vetëm për barnat onkologjike është akorduar buxhet idedikuar, prej 1 miliard lekësh. Kjo është një risi.
Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike, apo duke luajtur me emocionet dhe dhimbjet e pacientëve. Zgjidhen me dedikim punë dhe bashkëpunim. Angazhimi im ka qenë dhe është i qartë: Çdo pacient që vuan nga sëmundje onkologjikë do të trajtohet me trajtimin e duhur dhe me protokollet bashkëkohore. Ky proces ka nisur dhe nuk ka kthim pas.
KOHA JONË SONDAZH

