Ministrja Sala: 24 orë shërbim shëndetësor në Kishën e Shën Ndout
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka njoftuar se për herë të parë Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Shën Ndout në Laç po ofron shërbim shëndetësor 24 orë gjatë 13 ditëve të marta të pelegrinazhit. Duke nisur nga muaji qershor, kjo qendër do të vijojë funksionimin si qendër shëndetësore verore, duke garantuar kujdes shëndetësor të pandërprerë 24/7 gjatë gjithë sezonit.
Gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore, Sala vlerësoi rolin në rritje të turizmit fetar dhe ndikimin e tij në intensifikimin e fluksit të vizitorëve, duke theksuar se zgjerimi i shërbimit shëndetësor është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kësaj dinamike.
“Për herë të parë, pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, ofrohet shërbim shëndetësor 24 orë gjatë 13 të martave të pelegrinazhit, duke garantuar asistencë të menjëhershme dhe cilësore për të gjithë besimtarët.
Paralelisht, janë marrë të gjitha masat që 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin të jenë plotësisht funksionale gjatë sezonit turistik, duke siguruar mbulim të gjerë dhe kujdes shëndetësor të pandërprerë për qytetarët dhe vizitorët.
300 mjekë dhe infermierë, nga 700 aplikime, janë angazhuar për të kontribuar në këtë sezon veror, në shërbim të çdo qytetari dhe vizitori”, thotë Sala.
KOHA JONË SONDAZH

