Ministrja Sala në Milano: Diskutime për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një vizitë në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano, ku është takuar me presidentin Gustavo Galmozzi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sala u shpreh se me Galmozzi u diskutua për ngritjen e institutit të Tumoreve në Shqipëri.

Takime frytëdhënëse në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me presidentin Gustavo Galmozzi diskutuam bashkëpunimin konkret për mbështetjen e ngritjes së Institutit të Tumoreve në Shqipëri si një qendër për ndërtimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një partneritet strategjik i përafruar me standardet europiane, me fokus forcimin institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të kontrollit të kancerit”, shkruan Sala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?