Ministrja Sala në spitalin e Kurbinit: Investime që rrisin cilësinë e kujdesit për çdo familje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi këtë të premte një vizitë në spitalin e Kurbinit. Gjatë takimit me personelin shëndetësor të këtij spitali, Sala u shpreh se po forcohet shërbimi shëndetësor, me investime që rrisin cilësinë e kujdesit për çdo familje.

Sala theksoi rëndësinë e menaxhimit të mirë të shërbimeve që pacientët të marrin kujdes të shpejtë dhe profesional, kudo në Shqipëri. ”Shëndetësia mbetet një nga sektorët prioritarë të qeverisë, ndërsa buxheti i vitit 2026 ka një rritje me 4.3 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025.

Gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara, dhe rritjen e pagave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?