Ministrja Sala: Nuk ka mungesë barnash në QSUNT, rritëm buxhetin në 19.5 miliardë lekë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë interpelancës në seancën në Kuvend tha se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk mungojnë barnat, pasi është rritur buxheti për barnat onkologjike sidomos ato citostatike.

”Buxheti i dedikuar për barnat për vitin 2026 është 19.5 miliardë lekë, nga të cilat vetëm për barnat onkologjike kemi një rritje prej 1.5 miliardë lek. Kjo rritje mundëson zgjerimin e mbulimit dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna”, theksoi Sala. Sipas saj, lista e barnave onkologjike është zgjeruar ndjeshëm, ndërkohë buxheti i dedikuar për barnat onkologjike pritet të rritet sërish me 1.5 miliard lek përmes aktit normativ.

Ministrja Sala tha edhe se ”rritja e buxhetit të dedikuar për barnat, veçanërisht ato onkologjike, nuk është thjesht një tregues financiar, por një angazhim konkret për të zgjeruar mbulimin dhe për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje për pacientët që kanë nevojë jetike për këto trajtime. Përmirësimi dhe unifikimi i protokolleve të trajtimeve onkologjike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt standardizimit të kujdesit, duke mundësuar një planifikim më të mirë dhe një akses më të qartë, më të drejtë dhe më të barabartë të pacientëve në trajtimin me barna”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të për herë të parë pas 12 viteve është ndryshuar metodologjia e përcaktimit të çmimit të barnave. ”Kjo do të sjellë disa përmirësime thelbësore si krijimi i kushteve për hyrjen ne vend të barnave të reja dhe ato inovative, që do të garantojë një furnizim më të qëndrueshëm dhe do të ulë riskun e mungesave. Pra, një treg më funksional dhe të qëndrueshëm farmaceutik. Në lidhje me çmimet e barnave dua të theksoj se nuk ka patur rritje gjatë vitit 2026. Përkundrazi, në disa raste ka patur ulje të çmimit, si rezultat i një metodologjie të përmirësuar, e cila bazohet në standardet europiane dhe në zbatimin rigoroz të legjislacionit në fuqi”, theksoi Sala.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?