FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Sala: Shëndeti i gruas mbetet prioritet kombëtar, ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e familjes

Ministrja e Shëndetësisë, dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, e ftuar në Kongresin Ndërkombëtar të Federatës Shqiptare të Gjinekologëve dhe Obstetërve theksoi se shëndeti i gruas mbetet një prioritet kombëtar, me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Sala nënvizoi se përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore duhet të shoqërohet me garantimin e aksesit të barabartë për të gjitha gratë, duke adresuar pabarazitë ndërmjet zonave urbane dhe rurale, si dhe grupeve të ndryshme sociale.

Ministrja Sala evidentoi se politikat shëndetësore janë të orientuara drejt forcimit të kujdesit të integruar për nënën dhe fëmijën, rritjes së aksesit në shërbime cilësore, standardizimit të praktikave klinike sipas udhëzimeve ndërkombëtare dhe investimeve të qëndrueshme në infrastrukturë dhe burime njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vëmendje e veçantë, sipas saj, i është kushtuar programeve të kujdesit antenatal, depistimit për patologjitë më të shpeshta dhe forcimit të shërbimeve neonatale, si elementë kyç për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë amtare dhe neonatale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u ndalur te sfidat aktuale, ministrja theksoi nevojën për një qasje më të avancuar dhe të integruar, përmes përdorimit të teknologjive të reja, rritjes së kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit të qendrave të specializuara.

“Qeverisja moderne në shëndetësi kërkon vendimmarrje të bazuar në evidencë dhe partneritet të ngushtë me profesionistët, duke vlerësuar këtë kongres si një shembull konkret ku shkenca dhe politika bashkëveprojnë për zhvillim dhe qëndrueshmëri”, theksoi ministrja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?