Ministrja Sala: Spitali i Lushnjës pjesë e programit kombëtar të investimeve, rehabilitim i mjediseve dhe modernizim i pajisjeve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, deklaroi sot në Kuvend se spitali bashkiak i Lushnjës është pjesë e programit kombëtar të investimeve në infrastrukturën spitalore, duke theksuar se shërbimet për qytetarët vijojnë normalisht gjatë procesit të rikonstruksionit.
Gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti Saimir Korreshi, ministrja bëri të ditur se investimi në spitalin e Lushnjës ka nisur në vitin 2026, me fillimin zyrtar të punimeve më 4 mars.
“Investimi ka nisur gjatë vitit 2026 dhe punimet kanë filluar zyrtarisht më 4 mars. Fondi i planifikuar për këtë vit është rreth 82 milion lekë, ndërsa për vitin 2027 janë planifikuar rreth 236 milion lekë të tjera.
Ndërhyrja po realizohet në godinën nr. 3 të spitalit, ku funksiononin urgjenca, imazheria, kirurgjia, reanimacioni dhe patologjia. Paralelisht po kryhen ndërhyrje edhe në ambientet e lidhura me maternitetin dhe shërbimet mbështetëse, me synim përmirësimin e kushteve për nënat, të porsalindurit dhe pacientët në tërësi“, vijoi Sala.
KOHA JONË SONDAZH

