Ministrja Sala takim me diasporën mjekësore në Nju-Jork: Lidhja me Shqipërinë të kthehet në bashkëpunime konkrete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë vizitë së saj në Nju-Jork, zhvilloi një takim me diasporën mjekësore shqiptare, një nga kapitelet më të çmuara profesionale që ka vendi ynë.

Gjatë bisedës me ta, ministrja theksoi që lidhja e mjekëve shqiptarë me Shqipërinë të mos mbetet vetëm emocionale dhe se ambicia jonë është ta kthejmë atë në një partneritet profesional të qëndrueshëm, në kërkim shkencor, trajnime dhe shkëmbim eksperience.

“Lidhja me diasporën mjekësore nuk mund të mbetet thjesht një lidhje emocionale, është e rëndësishme një bashkëpunim i vërtetë, është i rëndësishëm një bashkëpunim konkret në fusha të ndryshme të mjekësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi shumë nevojë për këtë bashkëpunim, një shkëmbim idesh në fushën shkencore, në fushën e edukimit, por edhe në projekte konkrete për të rritur cilësinë e shërbimit që u ofrojmë pacientëve”, u shpreh Sala. Ajo theksoi se energjia pozitive për të ndihmuar është e prekshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?