Ministrja Sala takohet me stafin dhe tregon objektivat: Standard evropian për sistemin tonë shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala nisi zyrtarisht punën në krye të këtij institucioni. Për të suksesi i punës do të varet nga ekipi dhe puna në grup, për të rritur nivelin e sistemit shëndetësor shqiptar. Ajo është takuar sot me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një postim në Instagram ditën e sotme, ministrja Sala thekson se së bashku me stafin e saj do të përballojnë sfidat dhe do të vendosin standard evropian në sistemin shëndetësor.

“Një ekip i mirë dhe bashkëpunues është motivi i duhur për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë vëmendjen dhe shërbimet e nevojshme. Krenare që rrugëtimin tim në krye të Ministrisë së Shëndetësisë e nis me një staf profesionist, me të cilin do punojmë bashkarisht, por edhe do të reflektojmë për të përballuar sfidat dhe për t’iu përgjigjur me korrektësi e standard evropian çdo nevoje të sistemit tonë shëndetësor”, ka shkruar ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?