Ministrja Sala takon homologun italian: Bashkëpunim për Rrjetin e ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutin Kombëtar të Tumoreve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala zhvilloi sot një takim me Ministrin italian të Shëndetësisë, Prof. Orazio Schillaci, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.Gjatë takimit, u theksua rëndësia e zgjerimit të parnetitetit në disa fusha të rëndësishme ku prioritet do të jetë bashkëpunimi për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institut të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve, të cilët do të përfaqësojnë elementë qendrore të reformës së sistemit tonë shëndetësor.
Po ashtu, do të vijojë bashkëpunimi dypalësh për përmirësimin e shërbimeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës, përmes mbështetjes së projekteve të përbashkëta në neonatologji, e deri tek forcimi i kapaciteteve spitalore dhe profesionale në vend.Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën farmaceutike, mes Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) dhe agjencisë homologe italiane AIFA, në fushën e politikave të regjistrimit, kontrollit dhe certifikimit të barnave, si dhe në përcaktimin e metodologjive të çmimeve.Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po punon për hartimin e ligjit për qelizat, gjakun, indet dhe transplantin, ku Italia pritet të ofrojë mbështetje dhe shkëmbim përvojash, veçanërisht në fushën e transplantit.
Palët ranë dakord gjithashtu për të zgjeruar bashkëpunimin në trajtimin e sëmundjeve onkologjike, përfshirë forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e protokolleve të trajtimit në këtë fushë, si dhe për asistencë në trajtimin e rasteve që kërkojnë kujdes më të specializuar.Një tjetër drejtim i rëndësishëm është zhvillimi i kapaciteteve në mjekësinë bërthamore dhe sigurimi i radiofarmaceutikëve (FDG – Fluorodesossiglucosio (18F)), pas instalimit të aparaturës PET-CT në QSUT.
Në fokus të veçantë ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit universitar dhe formimit të vazhdueshëm profesional në mjekësi, si dhe konsolidimi i sistemeve të shëndetit digjital, telemjekësisë dhe monitorimit të performancës së institucioneve shëndetësore.Ministrat Sala dhe Schillaci vlerësuan gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhimit spitalor, përmes bashkëpunimit me spitalin e njohur “San Raffaele” në Milano.Takimi i parapriu mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive (G2G) të Shqipërisë dhe Italisë.



KOHA JONË SONDAZH

