FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Sala: Tre skema të mbështetjes sociale, financim nga buxheti 2026

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala solli në vëmendje sot se në buxhetin 2026 sektori i kujdesit dhe mbrojtjes sociale zë 33.6% të buxhetit total të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ose 3.1% të buxhetit të shtetit dhe rreth 1% të PBB-së.

Mbrojtja sociale garantohet përmes tre programeve kryesore: Skema e Ndihmës Ekonomike, Skema e Aftësisë së Kufizuar dhe Shërbimet e Kujdesit Social. Këto programe mbështesin familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, të moshuarit dhe viktimat e dhunës dhe trafikimit”, tha Sala.

Sipas saj, buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale nuk është thjesht një grup shifrash, por një investim te njerëzit, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?