Ministrja Spiropali me homologen rumune: Korridori VIII, arterie strategjike për ekonominë dhe sigurinë në Europë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu gjatë Ministerialit të OSBE-së në Vjenë. Në fokus të bisedimeve ishte ritmi i përshpejtuar i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, si dhe mbështetja politike dhe teknike që Rumania po ofron për këtë proces.
Ministrat diskutuan gjithashtu planin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta rajonale, me theks të veçantë në Korridorin VIII, i cili konsiderohet një arterie strategjike për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë në Europë.
“Përgjatë Ministerialit të OSBE në Vjenë, u takuam me miken dhe ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu, për ritmin e përshpejtuar të Shqipërisë drejt BE, mbështetjen politike dhe teknike të Rumanisë, planin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, ku spikat Korridori VIII, si arterie strategjike për ekonominë dhe sigurinë në Europë”, shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

