Ministrja Spiropali merr suport në parlamentin danez: Kontribuojmë në vlerat dhe stabilitetin e BE-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte në takimin me Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit danez në Kopenhagë.

Në mbledhjen e drejtuar nga Christian Friis Bach, Spiropali u shpreh se gjeti mbështetje për Shqipërinë pavarësisht dallimeve politike, si vendi që nuk pret anëtarësimin për të vepruar si anëtar i BE-së, por sillet e kontribuon për parimet, vlerat dhe stabilitetin e Unionit njësoj si të ishte pjesë e tij.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët ajo u takua me ministren për Europën, Marie Bjerre, mbi objektivat për avancimin e mëtejshëm të agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE. Spiropali takoi edhe ministrin e Jashtëm dhe ish-kryeministrin e Danimarkës Lars Løkke Rasmussen. Fokusi i takimit mes dy homologëve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e Presidencës daneze të BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?