Ministrja Spiropali në Bruksel: Ballkani Perëndimor, potencial mundësish për vetë BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është e ftuar në darkën e përbashkët mes ministrave të Jashtëm të BE dhe ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas.

Në darkën e thirrur nga Kallas, do të diskutohen çështjet me interes të përbashkët për rajonin dhe Bashkimin Europian. Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Sakaq në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se në fokus të darkës është e ”ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?