Ministrja Spiropali në Itali, pritet nga homologu Tajani: Forcojmë projektet e përbashkëta
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali është pritur në një takim nga homologu italian, Antonio Tajani, i cili është edhe zv/kryeministër i qeverisë Meloni.
Spiropali ka ndarë në një postim në Facebook foto nga takimi, ku ndër të tjera shkruan se do të forcohen projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kështu ministrja bëri me dije se puna do të thellohet për çështjet që nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar.
”Me mikun, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, përtej protokollit, një bisedë e hapur për miqësinë, partneritetin dhe të ardhmen që ndërtojmë bashkë.
Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë duke filluar nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar.
Shtojmë rolin tonë në një rajon që kërkon më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje, si dhe angazhohemi bashkërisht për një Europë më të bashkuar, më të drejtë dhe më të sigurt, ku Shqipëria duhet të jetë pjesë pa vonesë. Një miqësi që ka rrënjë të forta dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”,-shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

